Lajme

Të shtëna me armë zjarri te ish-Parku i Autobusëve, dy të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 13 October 2021

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

“Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

-Advertisement-

Ora News mëson se bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera