Lajme

Të shtëna me armë zjarri në tregun e gjelbër në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 29 Maj 2023

Prizrenasi ka raportuar në policinë e Kosovës se të premten në tregun e gjelbër në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në hapësirat e tregut të gjelbërt, ka pasë të shtëna me armë zjarri . Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur. Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar, përderisa rasti duke u hetuar”, kanë deklaruar nga policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy