Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia gjen gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 10 May 2023

Policia e Kosovës ka raportuar në polici se një ose disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në Prishtinë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:03.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera