Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 22 April 2023

Një person është arrestuar të premten në Prishtinë, pasi që ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur rreth orës 06:52.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera