Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 21 March 2023

Në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton përmes një komunikate se pasi kanë pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., i lindur në vitin 2005.

“Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë.

-Advertisement-

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet më tej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera