Lajme

Të shtëna me armë te selia e PDK-së, Polica jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 23 April 2021

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para pak minutave afër selisë së PDK-së, në qendër të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, shkruan Gazeta Infokus.

“Rreth  orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Informatat e para  në Polici flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera