Lajme

Të shtëna me armë në Shipol të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 15 July 2022

Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shipol të Mitrovicës.

Policia njofton se në rrugën “Emin Duraku” është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë fishek me gas.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’përdorim i armës’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, njofton më tej policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera