Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 26 February 2021

Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Mujë Krasniqi”, në një lokal të Prishtinës, raporton GazetaBlic.Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar, derisa policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit.
Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast. Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera