Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 23 June 2023

Një person është plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

-Advertisement-

“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera