Lajme

Të shtëna me armë në Hajvali, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 23 March 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga PK-ja, i cili ka konfirmuar se gjatë aksionit të Policisë ka pasur edhe të shtëna me armë.

Nga shtënia me armë sipas Krasniqit nuk ka pasur të lënduar.

-Advertisement-

“Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatit Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi. Posa është pranuar informatat njësi policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arrestohen dy të dyshuar. Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë. Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuar tjerë.  Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia ende po e trajton dhe po e ekzaminon vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera