Lajme

Të shtëna armësh, vritet një 28-vjeçar jashtë lokalit

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 20 January 2020

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së hënës pasi është qëlluar me armë zjarri në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në një rrugicë, në afërsi të një lokali. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë shtetasin Vilson Tafçiu, rreth 28 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

-Advertisement-

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ A2 CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera