Lajme

Të shtëna armësh, policia i sekuestron dy armë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 April 2018

Policia e Prizrenit njofton se në orët e vona të mbrëmjes, në fshatin Kobaj janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit.

Njësite patrulluese, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe hetues kanë shkuar në fshat. Gjatë hetimit fillestar është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’ rast janë përdorë edhe armë.

“Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë: një pistoletë të llojit “ZIGANA” M16 dhe një pushkë gjahu e llojit “Cobalt”. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera