Lajme

Të shtëna ạrmësh në Suharekë, plạgoset një grua dhe lëndohen gjashtë të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 30 August 2024

Të shtëna armësh ka pasur sot në Suharekë, si pasojë e të cilave është plagosur në këmbë një grua dhe gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se e gjitha ndodhur pas një zënke, ku një person i shoqëruar edhe nga dy shokë, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drjetim të lokalit.

Në konfirmim thuhet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas të tre janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimin, janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Si pasoj  një femër është plagosur në këmbë  nga plumbi dhe 6  persona të tjerë  kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj .  Të dyshuarit janë larguarnga vendi i ngjarjes menjëherë”.

“Patrulla policore sapo e ka marr  informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit  të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë. Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar”.

“Dy të dyshuar meshkuj ,  (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç )  nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmim.

Bytyqi gjithashtu bëri të ditur se është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera