Lajme

Të shtëna armësh në Drenas, sekuestrohet arma

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 12 October 2021

Në mbrëmjen e së martes ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në Gllanasellë të Drenasit.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline, ka konfirmuar se policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.

“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.

Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor të Drenasit, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera