Lajme

A do të shkojë në takim me Haradinajn Visar Ymeri? Flasin nga Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 11 July 2017

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, sot pret në takim liderët e partive LVV dhe LDK për të biseduar në lidhje me formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Dje gjatë ditës Visar Ymeri kryetari i VV-së, për letrën që Haradinaj i ka derguar atij si ftesë për takim, ka thënë se një gjë të tillë do ta pranojë vetëm atëherë kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së jo nga PAN-i.

Ndërsa sot për GazetaBlic nga Levizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim dhe së Visar Ymeri i ka dhënë përgjigjen Haradinajt.

-Advertisement-

Kjo bënë të kuptohet se Ymeri nuk do ti përgjigjet ftesës së Haradinajt sot!

Përgjigja e Visar Ymerit për Ramush Haradinajn:

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë.
Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”./GazetaBlic.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera