Të shkarkohen ministrat e Listës Serbe të cilët e shkelin Kushtetutën
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 13 October 2018
Ministrat që vijnë nga radhët e Listës Serbe, të cilët shkelin Kushtetutën e vendit, duhet të shkarkohen nga kryeministri Ramush Haradinaj. Njohës të rrethanave politike konstatojnë se çdo veprim antiligjor duhet të ndëshkohet nga kushdo qoftë që bënë veprime të tilla. Por, ata theksojnë se mungesa e guximit të kryeministrit për të vepruar, po u krijon komoditet ministrave dhe u jep liri për të vepruar siç dëshirojnë ata.
Ndonëse është në koalicion qeverisës lista serbe është deklaruar se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Madje, ministrat që vijnë nga radhët e saj shpeshherë bëjnë edhe veprime antikushtetuese. E fundit ka qenë kur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, kishte dalë për ta bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut, pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit. Për analistin Ramush Tahiri, veprime të tilla duhet të ndëshkohen me shkarkime të menjëhershme nga ana e kryeministrit
“Nëse ndodhë në praktikë, ashtu edhe siç po ndodhë ku ministrat nga ajo parti marrin pjesë në protesta të ndryshme që janë antiligjore, atëherë kryeministri ka të drejt t`i shkarkojë dhe ta lërë atë vend vakant dhe të zëvendësoj me zëvendësministër nëse lista serbe nuk e dërgon një ministër tjetër”, tha Tahiri.
Mosveprimet e kryeministrit Haradinaj, për t`ua tërhequr vërejtjen ministrave të tij që vijnë nga lista serbe, e që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, analisti Ramush Tahiri i konsideron si mungesë e guximit të kryeministrit për të vepruar në këtë drejtim.
“Për shkak të mungesës së guximit kjo nuk po ndodhë sepse gjithmonë po kemi kompromise, që po i them të turpshme. Gjithmonë po kemi bashkëbisedime edhe me faktorin ndërkombëtar për ruajtjen e qetësisë dhe jemi në këtë gjendje që po jem. Po zvarriten me dhjetëra vite problemet e njëjta pa ndonjë zgjidhje të pastër”, tha ai.
Analisti tjetër, Blerim Burjani, konsideron se mungesa e veprimit për t`i shkarkuar ministrat që shkelin kushtetutën, ka të bëjë edhe me humbjen e funksionalitetit të qeveris. Ai thekson për Radio Kosovën se vendi po përballet me një kolaps ku asnjë nga institucionet kryesore nuk funksionon ashtu siç duhet.
“Aktualisht Kosova ka probleme shumë të mëdha institucionale. Nuk ka as Kuvend funksional, por as qeveri funksionale. Prandaj duhet të gjendjet një zgjidhje për funksionimin dhe zhbllokimin e këtyre institucioneve kryesore të shtetit. Dhe nëse vazhdon kjo situatë atëherë partitë politike duhet të merren vesh dhe shteti duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Burjani.
Ndërkohë, Radio Kosova ka kërkuar përgjigje nga Qeveria, nëse kryeministri Ramush Haradinaj do të ndërmarrë veprime ndaj ministrave të tij që shkelin ligjet dhe Kushtetutën. Por, lidhur me këtë zyra për informim e kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje as pas dhjetë ditë pritjesh.
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....