Fokus

Të sëmurët mental në Lipjan i bëjnë ballë virusit, ani pse qeveria nuk iu ndihmoi asgjë

Autori: Eriola Cacaj 11:56 | 03 November 2020

Virusi COVID-19 depërtoi edhe në institucionet private e publike të Kosovës.

Mirëpo është edhe një vend i cili ende nuk është prekur nga ky virus, shkruan Gazeta inFokus.

Në Qendrën Integruese, Rehabilituese të të Sëmurve Kronik, Psikiatrik në Shtime deri tani askush nuk u infektua me Covid-19, ani pse këta të fundit thonë se nuk u ndihmuan aspak nga qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

E madje sipas tyre askush nuk i ka shkuar as për vizitë.

Drejtori i kësaj qendre, Miftar Zenelaj, ka konfimruar për Gazetën Infokus se deri tani nuk ka pasur asnjë të infektuar me virusin korona as nga stafi dhe as nga pacientët.

“Jemi i vetmi institucion në nivel vendi që deri më tani, nuk kemi pasur asnjë të infektuar as nga pacientët dhe as nga stafi mjekësor. Duke ju falënderuar masave efikase të cila i kemi marrë, gjithashtu duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së. Ne konsiderojmë se stafi  i këtij institucioni ka qenë shumë i përgjegjshëm në raport me respektimin e masave mbrojtëse”, ka thënë ai.

Në kuadër të Shërbimit Spitalorë Klinik Universitar të Kosovës, hynë edhe  Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurve Kronik Psikiatrik në Shtime, shkruan Gazeta InFokus.

Në këtë Qendër aktualisht trajtohen 65 pacientë- rezidentë. Prej të cilëve 38 janë meshkuj, 27 femra.

Prej tyre 41 janë shqiptar, 12 janë serb, 1 kroat, 4 janë boshnjak, 2 maqedonas, dhe 5 ashkali.

Shumica  e këtyre pacientëve  kanë diagnozën  “çrregullim psikik kronik”.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se qysh nga fillimi i pandemisë e deri më sot krerët institucional, qofshin ata të Ministrisë së Shëndetësisë apo  ShSKUK-së nuk janë interesuar fare për gjendjen në këtë qendër.

“Jo nuk ka qenë, sigurisht kanë qenë të zënë me punët dhe angazhimet tjera rreth mbrojtëses së institucioneve të tjera, por nuk kemi pasur ndonjë vizitë  as nga drejtori i ShSKUK-së dhe as nga Ministri i Shëndetësisë”, ka deklaruar Zenelaj.

Ai gjithashtu ka treguar se nga këto institucione nuk kanë marr asnjë ndihmë.

“Ndihma në kuptimin për institucionin nuk kemi marrë as nga ShSKUK-ja as nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa sa i përket përkrahjes me pajisje mbrojtëse maska dhe dorëza po. Sa i përket ndonjë ndihmë në kuptimin e materialeve shtesë nuk kemi pas”, ka deklaruar ai.

Kjo qendër ofron kujdes dhe shërbim profesional  për të sëmurët të nivelit sekondar.

Drejtori i kësaj qendre është ankuar se prej shumë vitesh nuk është investuar në këtë qendër asgjë nga institucionet në Prishtinë./Gazeta InFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera