Të ruajmë ekuilibrin e zorrëve
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 21 October 2017
Shpeshherë ndodh që problemet me tretjen sjellin edhe shtim në peshë. Për të shmangur problemet me zorrët është mirë të konsumoni shumë fibra, probiotikë, si dhe disa fermente laktike dhe të shmangni stresin. Shpeshherë, këto metoda janë të mjaftueshme për t’i zgjidhur problemet.
Nëse i keni zorrët delikate duhet t’i kushtoni shumë vëmendje këtij problemi.Ushqehuni me probiotikë që të ruani florën bakteriale dhe me fibra për të lehtësuar procesin e tretjes. Si fillim mësoni t’i përtypni mirë ushqimet.
Barku është i mbushur me qeliza nervore, madje ka aq shumë saqë, shpeshherë, quhet edhe truri i dytë. Në të vërtetë, ai është i lidhur vazhdimisht me trurin dhe për këtë arsye është shumë i ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore.
Megjithatë, stresi nuk ndikon shumë tek ai. 90% e serotoninës, hormonit të kënaqësisë, vjen pikërisht nga zorra e hollë, transmeton Telegrafi. Kujdesuni për zorrët
• Duke i përtypur sa më mirë ushqimet. A nuk mendoni se të shijosh për një kohë të gjatë ushqimin vlen më tepër se çdo dietë? Përtypja ndihmon tretjen dhe shmang fryrjet.
• Duke u dhënë më shumë rëndësi ushqimeve që janë lehtësisht të tretshme. Sistemi i tretjes i përzgjedh ushqimet. duke kthyer në ushqim të gjitha ato që mund të treten në mënyrë normale dhe hedh poshtë ushqimet që nuk mund t’i tresë.Pra, zgjidhni ushqime të thjeshta për t’u tretur, si: proteina, sheqerna të ngadalta dhe jo yndyrat apo sheqernat e shpejta.
• Duke konsumuar në mënyrë të mjaftueshme fibra ushqimore që e lehtësojnë shumë tret jen. Shpeshherë, gjatë vakteve nuk konsumojmë shumë fibra edhe pse roli i tyre është i domosdoshëm. Edhe pse nuk kanë vlera ushqyese, ato shtojnë vëllimin e ushqimit dhe, duke qenë se kanë veti përthithëse, thithin shumë ujë. Ato stimulojnë kontraktimet e zorrëve, ndihmojnë aktivitetin bakterial dhe rrisin ndjesi në e ngopjes. Rekomandohet të konsumojmë rreth 30 gramë fibra në ditë, të cilat gjenden në mënyrë të veçantë tek ushqimet bimore. Bishtajoret përmbajnë shumë fibra, në krye të listës qëndrojnë fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bizelet. Të tjera mund të përmendim karotën, pataten, lakrën jeshile dhe domaten. Nga frutat përmendim mollën, luleshtrydhen, bananen ose frutat e thata, si bajamja dhe arra.
• Duke u ushqyer me probiotikë që pasurojnë florën e zorrëve: ushqimeve mund t’u shtojmë maja ose baktere, si kos 0% yndyrë ose drithëra që lehtësojnë tretjen. Ato u bashkohen baktereve të tjera të zorrëve duke ndihmuar florën intestinale (e zorrëve) dhe duke e mbrojtur atë nga substancat e huaja.Kurat Shpeshherë, femrat vuajnë nga koliti, sidomos përpara ciklit menstrual ose kur ndryshojnë klimën, kur udhëtojnë etj. Në raste të tilla duhen shmangur perimet që fermentohen, si: lakra, angjinarja, preshi, speci etj.
Perimet duhen të hahen të grira ose të ziera. Nuk është mirë që në çaste të tilla të pimë pije me gaz. Duhen shmangur gjithashtu edhe ushqimet që favorizojnë formimin e sekrecioneve të tëmthit (kafja, çokollata, pijet alkoolike), si dhe ushqimet e yndyrshme që shkaktojnë fryrje. Disa barna popullore, si çajet e ndryshme mund të kenë shumë efekt. Nëse keni dhembje barku, vendosni një shishe ose një jastëk të ngrohtë në pjesën e sipërme të barkut.
Higjienë e rreptë Për të shmangur problemet me zorrët duhet të respektojmë disa rregulla elementare higjiene. Mos i lini ushqimet që keni blerë më shumë se gjysmë ore brenda bagazhit të makinës. Shikoni datën e skadimit. Pasi keni ngrënë. futini ushqimet menjëherë në frigorifer. Mësoni të hidhni gjëra poshtë! Ushqimet që mbeten pa ngrënë mos i konservoni pas dy ditëve. Përpara se ta ngrini ujin, shpëlajeni mirë ngrirësen. Lajini mirë duart përpara se të filloni të gatuani dhe të hani
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...