Opinione

Të rrejshmit e Ramushit

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 06 April 2019

Është sinjifikative se kohëve të fundit, procesi i shtimit të veteranëve mori dimenzione të padëshiruara që fyen, përbuz, shkel me dy këmbë flagrant statusin e veteranëve të mirëfilltë.

Shumë e çuditshme është mënyra se si Ramushi dhe disa të rrethit të tij të brendshëm janë ngrit në këmbë dhe me të gjitha mjetet po mundohen ti mbrojnë veteranët e rrejshëm.

Është e padenjë për udhëheqësit e shtetit të kërcënojnë dhe madje ta largojë nga shteti prokurorin e posaçëm që po hetonte një rast që është kundër interesave të tyre.

-Advertisement-

Dhe fakti se Ramushi shkon në Deçan dhe u thotë rrejshmëve të tij se:

-“Nuk ka veteranë të rrejshëm”.

Dhe se:

-“Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ajo zhurmë, por do të vijë dita që do të kuptojnë të gjithë se s’kanë pasur të drejtë”.

Nuk e bënë FAKT atë pasi që ne gjallë jemi dhe të gjithë e dimë të vërtetën.

Unë luftëtari Agron Mirdita me nofkën “Amerikani”, them se kurrë nuk vjen ajo ditë. Veteranët e rrejshëm janë turpi më i madh që do t’i ndodhte shtetësisë së Kosovës. Edhe kërcënimeve të disa satelitëve që paralajmërojnë protesta dhe trazira në rast merret vendim të ndalohen pagesat e veteranëve të rrejshëm, dua t’ua kujtoj një thënie të gjeneralit George S. Patton se:

-”Nëse keni shkuar në luftë për të fituar para, atëherë merrni plaçkat tuaja dhe kërkoni një Atdhe tjetër “.

Sa aktuale dhe domethënëse duket sot porosia e gjeneralit të madh.

E dinë edhe bota mbarë se përafërsisht, ndoshta edhe saktësisht numri i veteranëve të UÇK- u deklarua afro 14000. Dhe këtë shifër e verifikojnē edhe shumë personalitete të Kosovës si dhe përfaqsues eminentë diplomatikë, ushtritë e të cilëve ishin pjesë e Aleancës NATO dhe njëkohësisht aletë të UÇK-së. Më së largëti dje ambasadori i Anglisë O’Connell deklaroi në mënyrë decide se:

-“UÇK-ja pas luftës i ka treguar NATO-s se sa trupa i ka pas, si mund të ketë tani 60 mijë e më shumë?”

Ky numër i fryrë joseriozisht mund të shërbejë përkohësisht për fushata zgjedhore, duke i marrë votën qytetarit të varfër të Kosovës. Por një gjë mendoj se duhet të kuptojë dhe ta dijë Ramushi është se Kosova, populli I Kosovës dhe populli shqiptar në përgjithësi është me I madh se këta veteranë të rrejshëm për të cilët po  duhet me e kthye shtetin e Kosovës përmbys.

Të cilët të vetmen gjë që e kanë bërë dhe janë duke e bërë është se kanë rrëmihur dhe vazhdojnë të rrëmihin në themelet e shtetit tonë që e kemi ndërtuar bashkë të gjithë. Por një gjë mendoj se duhet të kuptojë dhe ta dijë Ramushi është se Kosova, populli i Kosovës dhe populli shqiptar në përgjithësi është me i madh se këta veteranë të rrejshëm.

I nderuar bashkëluftëtar dhe kryeministër, hiq dorë nga veteranët e rrejshëm dhe profiterët të cilët janë në gjendje edhe ta kthejnë përmbys lirinë dhe Pavarësinë vetëm e vetëm të realizojnë ambicjet e tyre të sëmura.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera