Të rinjtë vlerësojnë si të dobët punën e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 27 December 2017
Një hulumtim i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) tregon se 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.
Në këtë hulumtim në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike, Ahmet Rushiti nga KDI tha se në pyetjen nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 62.6% e të rinjve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje.
“Ndërsa, se për kë do të kishin votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër sipas hulumtimit: 27.1% do të votonin LVV, 19% PDK, 18.1% LDK, AAK 11%, Nisma për Kosovën 2.7%, Lista Serbe 1.4%, Aleanca Kosova e Re, 1.2%, Alternativa 0.3%, partitë tjera 1.5%, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7%”, tha Rushiti.
Hulumtimi ka treguar se shqetësimet kryesore të të rinjve janë papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe zhvillimi ekonomik 45%. Rushiti ka theksuar se të rinjve u është kërkuar që të japin një emër se kush sipas mendimit të tyre është politikan model për ta.
“Janë 25.2% e të anketuarve që kanë thënë se nuk kanë ndonjë politikan model. 13.7% kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, pasuar nga Ramush Haradinaj 7.8%, Vjosa Osmani 7.4%, Shpend Ahmeti 7.3%, Hashim Thaçi 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka bërë të ditur ai.
Eugen Cakolli nga KDI, ka bërë të ditur se të rinjtë e anketuar janë pyetur edhe për punën dhe performancën e Qeverisë.
Ai ka thënë se bazuar në hulumtim puna e saj vlerësohet si e dobët dhe jo-efikase nga 70% e të rinjve të anketuar, kurse pjesa tjetër konsiderojnë që Qeveria kritikohet padrejtësisht, përkundër punës së mirë.
“71.9% e të anketuarve kanë e shohin Qeverinë si përfaqësuese të interesave të një grupi të vogël të njerëzve, ndërsa 28.1 vlerësojnë që Qeveria punon në interesin e përgjithshëm qytetar”, ka shtuar ai.
Cakolli ka theksuar se janë shqetësuese të dhënat se vetëm rreth 15% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë komunikuar me ndonjë politikan apo kanë marrë pjesë në ndonjë debat me zyrtarë të partive politike.
Ndërkaq ka potencuar se sa i përket arsyeve pse të rinjtë janë anëtarësuar apo do të anëtarësoheshin në parti politike, 54.9% e të anketuarve e shohin anëtarësimin në parti politike si mundësi për punësim më të lehtë. Pyetësori ka përmbajtur rreth 50 pyetje, ndërkaq raporti përfundimtar dhe krahasimi me vitin e kaluar do të publikohen gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...