Lajme

Të rinjtë e PDK-së ndjekin shembullin e keq të të vjetërve të partisë, 50 veta në zyre pa maskë e pa distancë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 17 September 2020

Të rinjtë e PDK-së si duket po ndjekin shembullim e keq të të vjetërve të partisë.

Kjo në mos-respektim të masave kundër COVID-19, duke rrezikuar vetën dhe qytetarë të tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Në fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihen rinia e PDK-së gjatë një mbledhjeje në zyret e partisë.

-Advertisement-

Aty ku gjinden rreth 50 persona veç 3 ose 4 kanë maska të vendosura.

Të tjerët veçse nuk kanë maska nuk respektojnë as distancën mes tyre, shkruan Gazeta Infokus.

E njëjtë sikur këta, disa ditë më herët u publikua edhe fotografi ku të vjetrit e partisë, Sami Lushtaku e ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ishin mbledhur në një ndejë.

Aty pa asnjë gajle për virus, vazhdonin qejfin e tyre pa asnjë masë mbrojtëse./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera