Lajme

Të rinjtë e PDK-së aksion simbolik para Qeverisë: “Rinia po ikë, Albin Kur’ti?”

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 12 August 2024

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Ata para qeverisë kanë shpalosur disa banerë në të cilët shkruhej “Rinia po ikë, Albin Kur’ti?”.

“‘Rinia po ikë, Albin Kur’ti?’ – ishte moto e këtij aksioni, i cili mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit.
Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre.
Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera