Lajme

Të rinjtë e Nismës nisen në Shqipëri, dërgojnë ndihma për qytetarët e prekur nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 27 November 2019

Në këto ditë të rënda për Shqipërinë, është duke ndodhur një mobilizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Kosovës të cilët janë mobilizuar për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Sot drejt Shqipërisë me dhjetëra makina të mbushura me ndihma janë nisur edhe të rinjtë e Nismës Socialdemokrate, të cilët janë mobilizuar për tu dalë në ndihmë vëllezërve tanë atje.

Dhimbja e madhe për ketë fatkeqësi që ka goditur Shqipërinë, ka bërë që këta të rinj gjatë gjithë natës të organizohen për të mbledhur këto ndihma, që kryesisht janë ushqim dhe veshmbathje, që tashmë janë nisur për ti dërguar tek vëllezërit tanë të prekur nga ky tërmet shkatërrues.

-Advertisement-

Ndërsa, mbrëmjen e ka kaluar në këto zona të prekura edhe kreu i këtij subjekti Fatmir Limaj, ku ka qëndruar afër familjeve që po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë, ku dhe ka ritheksuar që Kosova ka hapë dyert e shtëpive për të gjithë shqiptarët e prekur nga ky termet fatkeq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera