Lajme

Të rinj nga Kosova në Harvard

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 17 February 2020

Një grup studentësh nga fakulteti juridik i Universitetit të Prishtinës po marrin pjesë në programin “Model United Nations” në Universitetin e Harvardit në Boston. Bashkë me qindra studentë të tjerë nga e gjithë bota ata simulojnë debate dhe kanë rast ta venë veten në rolin e atyre që marrin vendime në organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta inFokus.

“Një delegacion I Universitetit të Prishtinës, i kryesuar nga Dekani I Fakulteti Juridik Prof.Asoc.Dr. HaxhiGashi, së bashku me Prof.Asoc.Dr. Remzije Istrefi, Ass. Luz Balaj dhe 8 studentë nga Fakulteti Juridik, Fakulteti I Arkitekturës dhe Fakulteti I Mjekësisë, janë duke marrë pjesë në konferencën e simulimit të punës së OKB-së, që organizohet nga studentët e Universitetit të Harvardit, për të 66-in vit me radhë. Ky delegacion, përpos pjesëmarrjes në këtë conference do të vizitoj dhe zhvilloj takime edhe me drejtuesit e Universitetit Saint Jones, Cardozo University, James Medision University dhe University of Columbia. Qellimi I kesaj vizite, përpo spjesëmarrjes në conference është edhe rritja e bashkëpunimit të UP-së me universitetet amerikane, me focus në krijimin e kushteve për dërgimin e studentëve kosovarë në programe të ndryshme të studimit në këto universitete” thuhet në njoftimin e plotë të UP-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera