Lajme

Të qara fëmijësh e britma njerëzish të trishtuar, momenti kur avionët rusë bombardojnë mbi Çernobil

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 24 February 2022

Një shtetas i huaji që ndodhet në Ukrainë ka publikuar një video nga momenti i tmerrshëm kur ushtria ruse ka bombarduar mbi zonën e Çernobilit në Ukrainë.

Në Twitter ai shkruan se ndodhej në dhomën e hotelit, kur nga dritarja ka incizuar momentin e bombardimeve gjatë luftimeve, që si pasojë raportohet se pati shkatërrimin e një depo të mbeturinave bërthamore.

Video tregon tmerrin që po përjetojnë banorët e asaj zone, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Aty dëgjohen britma njerëzish të frikësuar e të qara fëmijësh, të cilët ndodheshin në një hotel shumë pranë zonës së bombarduar.

-Advertisement-

 

Ndryshe, forcat ruse kanë hyrë në Çernobil dhe luftimet kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore sipas një këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se forcat ruse janë futur në Çernobil dhe luftimet atje kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore”, ka shkruar raporteri i NBC Richard Engel në Tëitter, shkruan Mirror.uk.

Aksidenti i reaktorit bërthamor në qytetin e Çernobil në Ukrainë kishte ndodhur në vitin 1986 dhe konsiderohet katastrofa më e keqe bërthamore në histori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera