Lajme

Të punësuarit në Qeveri me vite kanë marrë rrogë duke qëndruar në Shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 14 June 2017

Të punësuarit në Sektorin e Punëve të Përgjithshme, të cilët disa vite ishin në listën e të paguarve nga Qeveria dhe kanë marrë rrogë duke qëndruar në shtëpi, janë shkarkuar dy ditë para zgjedhjes së Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev, shkruan Makfaks, njofton Portalb.mk.

Arsyetimi ishte se tre ditë nuk janë paraqitur në punë dhe me atë e kanë shkelur ligjin e marrëdhënieve të punës.

Njëri prej tyre është punësuar me 1 prill të vitit 2012, ndërsa një tjetër me dy shkurt 2012, ndërsa të dy janë shkarkuar me 29 maj të këtij viti.

-Advertisement-

Të shkarkuarit tani ankohen te komisioni i Agjencisë së Nëpunësve Shtetëror, që vendos në shkallë të dytë për situata të tilla ku konfirmojnë se edhe përkundër asaj që kanë insistuar të jenë të ndara në vende të punës, ajo asnjëherë nuk ndodhi.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, në deklaratën për Makfaks, ka thënë se këto nuk janë raste të vetme dhe për atë tani kontrollohet numri i përgjithshëm i personave të punësuar në mënyrë të këtillë.

“Ankesat do t’i dërgojmë në Komision dhe do ta respektojmë vendimin e tyre, si do që të jetë”, shtoi Rashkovski.

Mbrëmë Rashkovski në një debat zbuloi edhe situatë tjetër se Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitrov kanë punësuar 80 persona të rinj në Qeveri, dhe atë vetëm dy javë para ndryshimit të Qeverisë. Të punësuarit e rinj akoma nuk janë ndarë në vende konkrete të punës. Njëri nga ata, sipas tregimit të sekretarit të përgjithshëm, ka mbaruar shkollë të mesme të muzikës në drejtimin e solo këndimit dhe tani çuditet se çfarë detyra të punës do t’i japin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera