Lajme

Të punësuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për të përfituar ndihmë nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 29 July 2021

Të gjithë punësuarit e rijnë të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore mund të përfitojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pasi që me pakon e ringjalljes ekonomike, Qeveria do të iu mundësoi punëtoreve të cilët janë të regjistruar nga korriku 2021 në ATK subvencione në shumë prej 10% të pagës bruto për 12 muaj më radhë deri në qershor të 2022

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ministri i Financave, Hekuran Murati.

-Advertisement-

“Miratimi i buxhetit te rishikuar hap rrugën për zbatimin e plotë të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. Si rezultat i kësaj, sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e masës 1.2 për mbështetjen e të punësuarve që formalizohen”, ka thënë Murati.

Krejt çfarë punëdhënësit duhet bërë që të përfitohet nga subvencioni është që punëtorët e rinj të deklarohen në ATK duke filluar me deklaratën për periudhën tatimore korrik 2021 (nga 1 gushti e tutje).

“Pas kësaj duhet plotësuar kërkesa për subvencionim në sistemin EDI të ATK-së duke listuar punëtorët për të cilët kërkohet subvencionimi. Gjatë ditëve në vijim, ATK do të ofrojë udhëzuesin e detajuar, si dhe qasjen në formularin për aplikim në EDI”, ka thënë mes tjerash Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera