Lajme

Të premten mblidhet Kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 15 October 2020

Këtë të premte pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendi të Kosovës.

Seanca e parë pritet të jetë vazhdimi i mbledhjes se kaluar për të cilat nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje, në mesin të cilave është edhe Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë pritet të mbahet nga ora 10:00.

-Advertisement-

Ndërsa, prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e të martës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera