Lajme

Të premtën Kurti mban seancë për dialog, Hoti thotë se kryeministri ka shtruar gabimisht kërkesën

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 10 June 2021

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kërkesa e kryeministrit Albin Kurti për diskutim në lidhje me ecurinë e dialogut është e gabuar.

Hoti ka shkruar se  në raportin e dorëzuar te deputetët nga Qeveria janë lista e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017.

“Kërkesa e Kryeministrit për diskutim në Kuvendin e Kosovës të premten lidhur me ecurinë e deritanishme të dialogut është shtruar gabimisht. Raporti i dorëzuar nga Qeveria për deputetët përmban listën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017:, ka thënë ai.

-Advertisement-

Hoti shtoi se dialogu në Bruksel tanimë nuk është teknik, por është për marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera