Lajme

Të premten deputetët mblidhen sërish në Kuvend, mbahen dy seanca

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 13 October 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të premten për të mbajtur dy seanca, shkruan Gazeta inFokus.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që në orën 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum. Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera