Lajme

Të prekurit nga tërmeti të strehuar në Kosovë po kthehen drejt Shqipërisë

Autori: Hateme Smajli 21:10 | 06 December 2019

Të prekurit nga tërmeti të cilët u strehuan në Kosovë kanë filluar të kthehen në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

Edhe pse ka ditë që ka filluar sistemimi i fëmijëve në shkollat e Kosovës, disa fëmijë e kanë ndërprerë mësimin për tu kthyer në vendlindje.

E të tjerë pritet ta ndërpresin mësimin ditëve në vazhdim për tu kthyer në Shqipëri.

-Advertisement-

Shkelzim Murtezi, kryetar i Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit në Republikën e Kosovës tha për gazetën inFokus se të premtën kanë dashur të sistemojnë në shkolla edhe të tjerë fëmijë por ata nuk gjendeshin më në Kosovë.

“Sot kemi dashur të sistemojmë edhe shumë femijë nëpër shkolla por vetëm e kemi kuptuar që nuk ndodhen më në Kosovë sepse janë larguar në drejtim të Shqiperisë”, tha ai.

E sipas tij edhe për këtë javë shumë familje të tjera fëmijët e të cilëve do të sistemoheshin në shkollat e Kosovës kanë paralajmëruar se do të largohen.

“Këtë fundjavë kanë paralajmëruar që do të lëshojne vendin edhe shumë familje edhe disa qe i kemi sistemuar në shkolla na kanë njoftuar që të dielën do të largohen nga vendi”, tha Murtezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera