Lajme

Të plagosurit në Veternik janë në gjendje stabile, pritet të lirohen nga QKUK-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 12 August 2024

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik.

Policia ka bërë të ditur për Telegrafin se të njëjtit fillimisht ishin përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë, ku pastaj u përdorën edhe armët.

Si pasojë e kësaj të plagosur kanë mbetur dy vajza dhe një djalë.

-Advertisement-

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe gjendja e tyre është stabile.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla tha për Telegrafin se janë në përfundim të konsultimeve të nevojshme dhe se të njëjtit do të lëshohen pastaj në shtëpi.

“Po i kemi pranuar në Emergjencë, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tyre është stabile. Jemi duke i përfunduar konsultimet e nevojshme dhe pas tyre do të lëshohen në shtëpi”, ka thënë Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera