Lajme

“Të pezullohet zbatimi për targat”, Haradinaj me thirrje për Kurtin, Konjufcen dhe Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 21 November 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi sot në Bruksel nuk u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi për targat.

Ai ka disa thirrje për Kurtin, Konjufcen dhe Osmanin, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.

Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera