Rozë

“Të përdalat e momentit” apo supermodele? Cili është titulli i motrave Hadid dhe Kendall Jenner-it?

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 14 September 2019

Nëse ju kërkohet të përmendni një supermodele, vështirë t’ju duhet shumë mund. Emra si Naomi Campbell, Linda Evangelista apo “trashëgimtaret më të reja të fronit”, Kendall Jenner, Adut Akech, Gigi dhe Bella Hadid s’ka si të mos ju kujtohen menjëherë.

Tani imagjinoni sikur dikush ju shtyn të përkufizoni atë çka i bën Campbell- in dhe motrat Hadid “super”, në ndryshim nga thjesht “modelet”, që në fund të ditës, shkelin të njëjtat pasarela si të lartpërmendurat. Mos është gjë fama, faturat marramendëse që ato mund të përballojnë apo diçka tjetër, më e largët dhe më e paprekshme?

Termi në fjalë, ai i “supermodeles” priret nga një tendencë për të krijuar polemika; sillni në mendje debatin e disa viteve më parë, ku u diskutua nëse Kendall Jenner dhe motrat Hadid duhet ose jo të konsiderohen supermodele, nisur nga fakti që zanafilla e famës së tyre daton te media sociale dhe reality show-t (“Keeping Up With Kardashians “; për Hadids,” Housewives Real of Beverly Hills).

-Advertisement-

Modelja dhe aktorja Rebecca Romijn u shpreh se Jenner dhe Gigi Hadid nuk janë “supermodele të vërteta” e ndërsa Stephanie Seymour, një nga të parat në listën e supermodeleve deklaroi se preferonte t’i cilësonte si “të përdalat e momentit” (bitches of the moment). Sipas saj, supermodelet i përkasin së shkuarës dhe se vajzat e reja kanë nevojë për një tjetër titull.

Në një video të re të “CNN Style” mbi atë çfarë vërtet të bën një supermodele, drejtoresha e Vogue Runway, Nicole Phelps deklaroi se si Jenner- i ashtu edhe Bella me Gigi Hadid- in e kanë fituar dhe madje tejkaluar titullin në fjalë. Sipas Phelps, termi daton aoskohe kur “modelet nisën të siguronin kontrata fitimprurëse bukurie, të përkthyera në miliona dollarë duke u rritur financiarisht për çdo ditë e më shumë”.

“Por fjala supermodele, mendoj se u kristalizua më së miri për të gjithë ne, në fillim të viteve ’90, kur Linda Evangelista tha: Nuk çohemi nga shtrati për më pak se 10,000 dollarë në ditë. Të jesh një supermodele nënkupton se duhet të gjendesh në një grup elitar modelesh që ja dalin të kontrollojnë kontrata prej miliona dollarëve.”, u shpreh Phleps.

Ajo liston modelet Campbell, Evangelista, Christy Turlington dhe Cindy Crawford si supermodelet e para, e ndërsa Kate Moss, Gisele Bundchen, Natalia Vodianova dhe Karlie Kloss si pjesë e vazhdimësisë së rangut “supermodel”.

Më pas erdhën motrat Hadid dhe Jenner.

“Ato janë një rast i ri interesant në botën e supermodeleve, pasi dolën në dritë përmes televizionit dhe realit show-t, ndaj le të themi se janë një “racë” e re supermodelesh”, shtoi Phelps.

Një faktor tejmase përcaktues për një supermodele e 2019-s është media sociale.

“Modelet që kanë ndjekës (followers-a) të shumtë, masiv, janë supermodelet e ditëve te sotme. Nëse Kendall vendos të postojë një imazh të një fushate, papritur 100 milionë njerëz do ta shohin atë foto. Kështu mund të shihni se si modele të tilla komandojnë shuma të mëdha”.

Supermodelja Coco Rocha shprehte se ndryshimi mes modeleve para dhe pas dixhitalizimit konsiston në mungesën e mistikes.

“Në ditët e sotme, ju e dini shumë mirë se çfarë ato po hanë, me kë po dalin, ku i bëjnë pazaret, ndërkohë që më parë nuk dihej asgjë”, tregon Rocha.

Ndonëse modelet e sotme kanë sakrifikuar “misterin”, diçka dihet që e kanë fituar me siguri: influencën, ndikimin në masën e gjerë!

“Mendoj se gjëja më e madhe që media sociale ka bërë për mua dhe shumë modele të tjera është se na ka dhenë një zë, një mundësi për të folur e për t’u dëgjuar”, shprehet supermodelja Rocha.

Ka diçka rreth gjithë kësaj qasjeje që phelps e admiron tejmase.

“Falë rrjeteve sociale, edhe modelet që nuk janë supermodele mund të krijojnë markat e tyre dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme”, tha ajo për CNN Style.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera