Lajme

Të patën katër njerëz të vdekur pas sulmit afër një xhamie në Kabul

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 23 September 2022

Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja.

Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve.

-Advertisement-

Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimet e sigurisë kanë izoluar vendin ku ka ndodhur sulmi.

“Pas Xhumasë, kur njerëzit kanë dalë jashtë xhamisë, ka ndodhur shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kabul, Khalid Zadran.

“Të gjitha viktimat janë civilë, numri i saktë nuk dihet ende”.

Ky shpërthim është i fundit në kuadër të një serie sulmesh të tilla nëpër xhami të Afganistanit.

Për disa prej tyre përgjegjësinë e ka marrë grupit ekstremist, Shteti Islamik./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera