Lajme

A do të paralajmërojë Kadri Veseli sot se vendi mund të shkojë në zgjedhje?

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 03 August 2017

Pas ditës së sotme, ku nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, PDK-ja mund të paralajmërojë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Burime të “Indeksonline” kanë bërë të ditur se këtë paralajmërim sot mund ta bëjë shefi i PDK-së, Kadri Veseli.

Për më shumë, Veseli pritet të sqarohet në një intervistë në RTK ku është i ftuar në orën 20:20.

-Advertisement-

Kujtojmë se seanca e sotme konstituive ishte shtyrë për në orën 15:00, por aty kishin munguar deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Kjo ka bërë që seanca të shtyhet për nesër në orën 10:00, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, ishte anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci i cili përmes një konference për media ka bërë me dije se PDK as nesër nuk do jetë prezente ne seancë. Sipas tij, ky vendim i PDK-së vjen për shkak të presioneve që po bëhen tek deputetët se për kë duhet të votojnë./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera