Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA, numri pritet të rritet! Guvernatori: Katastrofë me përmasa historike
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 30 September 2024
Të patën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që ka goditur pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit të trupave të tjerë, teksa uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë shkatërrimin e rrugëve dhe urave dhe vërshime nga Florida deri në Virxhinia.
Stuhia është karakterizuar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu dhe ka goditur Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.
Zyrtarët kanë thënë se druajnë se do të gjejnë trupa të tjerë të pajetë. Rrjeti i komunikimit është dëmtuar në shumë zona dhe qindra njerëz ende nuk kanë mundur të kontaktojnë familjarët e tyre, të cilët i kanë regjistruar si të zhdukur.
Dëmet nga stuhia e fuqishme konsiderohen se mund të arrijnë nga 15 miliardë dollarë deri në mbi 100 miliardë dollarë, teksa autoritetet thanë se linjat e rëndësishme të komunikimit dhe ato të transportit janë dëmtuar. Megjithatë, autoritetet thanë se vlera reale e dëmeve do të dihet pasi autoritetet të pastrojnë zonat e prekura dhe të vlerësojnë dëmet.
Në Karolinën e Veriut, pothuajse të gjitha viktimat janë regjistruar në qarkun Bunkombe, ku vdiqën 30 persona, sipas autoriteteve.
“Kjo është një katastrofë me përmasa historike”, tha guvernatori Roy Cooper për CNN. “Personat me të cilët kam biseduar në perëndim të Karolinës së Veriut më kanë thënë se kurrë nuk kanë parë diçka të tillë”.
Ai shtoi se ekipe të kërkim-shpëtimit nga 19 shtete dhe nga Qeveria federale janë dërguar në këtë shtet.
Pothuajse 2.7 milionë konsumatorë në mbarë jugun e SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike të dielën, thanë nga Departamenti amerikan i Energjisë, apo 40 për qind më pak sesa më 27 shtator.
Në Karolinën e Jugut janë raportuar 25 viktima, në Xhorxhia 17 dhe 11 në Florida, sipas autoriteteve në këto shtete.
Duke cituar zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, CNN ka raportuar se numri i përgjithshëm i viktimave është 93.
Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të vizitojë zonat e prekura gjatë kësaj jave, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
“Është tragjike”, u tha Biden gazetarëve një ditë më parë, duke u zotuar se do t’iu ofrojë ndihmë për rimëkëmbje shteteve të goditura.
Uragani Helene goditi Floridën të enjten në mbrëmje, me erëra dhe shira të furishme, që shkatërruan shtëpi e infrastrukturë tjetër./rel
Të tjera
-
CMG zgjeron trasmetimet edhe në kontinentin amerikanojugor
Të mërkurën nisi në Lima transmetimi i programeve të Grupit Mediatik të Kinës...
-
Aksionet e fundit të policisë, Sveçla: Punë e jashtëzakonshme, i jam mirënjohës secilit pjesëtar policor
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur punë të mira disa ...
-
Ushtarët e FSK-së vendosen në pronat e Aeroportit të Dumoshit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë bërë të ditur se n...
-
Tetori mbyllet me 142 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt
Gjatë muajit të kaluar, në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat: Ferizaj, Kaç...
-
MPJ e Serbisë: Projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkelin zotimet e dialogut
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së ...
-
Të dielën protestohet në Medvegjë me moton “Kthema adresën”
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se më 3 nëntor para st...
-
MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të lartë – a do ta lejojë Gërvalla gjạkderdhjen e radhës financiare?
MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më...
-
SBASHK i bën ftesë publike Nagavcit për takim, paralajmëron veprime sindikale
SBASHK ka dalë me një ftesë publike për takim drejtuar ministres Arbërie Naga...
-
Majko për hekurudhën Prishtinë-Durrës: “Zemra” e projektit është lidhja e Shkodrës me Gjakovën
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti Pandeli Majko, ka publikuar dizajn...
-
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Chad Mair është emëruar si bashkë-mbrojtës ndaj Rexhep Selimit, i cili akuzoh...
-
Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj pesë zyrtarëve të Istogut
Seanca e paraparë të mbahej sot ndaj zyrtarëve komunalë të Komunës së Istogut...
-
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e hạshạshit dhe kọkạinës në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj t...