Lajme

Të paktën 40 persona të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në qendër të Nepalit

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 15 January 2023

Një aeroplan me 72 njerëz në të, është rrëzuar afër një aeroporti në qendër të Nepalit, duke lënë të vdekur të paktën 40 persona, kanë thënë zyrtarët.

Aeroplani i kompanisë Yeti Airlines, që është nisur nga Katmanduja për në qytezën turistike Pokhara, është rrëzuar në ulje e sipër, duke u përfshirë nga flakët.

Në aeroplan kanë qenë 68 pasagjerë, përfshirë 15 me shtetësi të huaj dhe katër pjesëtarë të bordit.

-Advertisement-

Qindra ushtarë nepalezë janë të përfshirë në operacion e kërkim-shpëtimit.

“Pritet të identifikojmë më shumë trupa”, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke shtuar se aeroplani “është ndarë copa-copa”.

Aksidentet me aeroplanë nuk janë të pazakonshme në Nepal, dhe zakonisht ndryshimet e motit mund të vështirësojnë kushtet e udhëtimit.

Në maj të vitit 2022, patën vdekur 22 persona, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në rajonin nepalez, Mustang./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera