Lajme

Të paktën 21 civilë të vrarë nga sulmet ruse në Sumy

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 08 March 2022

Të paktën 21 civilë, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë sot nga një sulm ajror rus në qytetin ukrainas Sumy.

Autoritet në Ukrainë kanë njoftuar se civilët janë goditur në një zonë derisa civilët po përpiqeshin të evakuoheshin.

Në bisedimet e së hënës Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për të krijuar korridore të sigurta për largimin civilëve.

-Advertisement-

CNN raporton se rruga e planifikuar e evakuimit për të ndihmuar njerëzit të largohen nga Sumy, në ditët e fundit ka hasur në sulmet ruse.

Vrasja e civilëve u raportua pasdite pasi korridori i evakuimit kishte filluar të funksionojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera