Lajme

Të paktën 15 të vrarë e 20 nën rrënoja, pasi Rusia godet një ndërtesë në Chasiv Yar

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 July 2022

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja, pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh në Chasiv Yar, një qytet në Ukrainën lindore, thanë zyrtarët ukrainas.

Pesë persona janë nxjerrë të gjallë. Numri i të vdekurve u dha nga një zyrtar ukrainas i shërbimeve të urgjencës.

Njëra anë e ndërtesës pesëkatëshe u copëtua, duke lënë rrënoja. Chasiv Yar është afër qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk.

-Advertisement-

Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, tha se sulmi ishte kryer nga raketat ruse Uragan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera