Të paktën 11 të vrarë nga të shtënat gjatë stërvitjeve ushtarake ruse

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 16 October 2022
Të paktën 11 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një terren stërvitor ushtarak në rajonin Belgorod të Rusisë. Dy sulmues hapën zjarr ndaj një grupi vullnetarësh, tha ministria ruse e Mbrojtjes, më 15 tetor.
Ministria tha në një deklaratë se të shtënat ndodhën derisa vullnetarë po trajnoheshin për të luftuar në Ukrainë, duke e quajtur incidentin një sulm terrorist.
Në deklaratë thuhet se gjatë një seance stërvitore për armë zjarri “me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak (kundër Ukrainës), terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë”.
Ata thanë se dy vullnetarët që qëlluan mbi ushtarët e tjerë u qëlluan për vdekje nga pala e kundërt.
Është ende e paqartë nëse vdekjet e tyre përfshihen në mesin e 11 të vdekurve të konfirmuar. Të dy ishin shtetas nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria, por nuk dha detaje të tjera.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putin shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Të tjera
-
Ndalohen për 48 orë tre të arrestuarit për kri*me lu*fte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luf*tës në Kosovë
Tre të arrestuarit të cilët janë të dyshuar për krime lufte kundër popullatës...
-
Sot shënohet Dita e Tokës
22 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Kosovës. Kjo ditë ka qëllim që t’i...
-
Arrestohet një person në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për dy vjet përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren, i cili...
-
Minatorët e Flotacionit të Kishnicës në grevë
Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë. Arsyeja e ndalje...
-
Vd*es në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë
Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13 prill në Prishtinë. Kështu...
-
Si të dilet nga ngërçi në Kuvend?
Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për vot...
-
Ditë e ngrohtë sot, pasdite rrebeshe shiu
Dita e martë, fillon me intervale me diell. Pasdite fillojnë të paraqiten vra...
-
I mituri dyshohet se e qëlloi për vde*kje, krejt çka dihet deri më tani për të arrestuarit në rastin e vra*sjes së rreshterit Muhamed Lika
Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacio...
-
Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë...
-
Bashkëluftëtari i bën thirrje Limajt: Mos u rreshto me VV-në, se bëhesh armik me krahun e luftës
Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adre...
-
Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj
Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje t...
-
Banorja e Ferma Vip: Vëllain e kam fetar, nuk kam shumë komunikim me të për shkak të tatuazheve që kam
Banorja e FermaVip, Nur Alkhazali ka bërë një rrëfim emocionues në këtë reali...