Opinione

Të nxjerret një vendimi për uljen e çmimit të rrymës, uijt përgjatë gjendjes se emergjences në të cilen gjindet Kosova

Autori: Yllnore Bytyqi-Shala 17:41 | 21 March 2020

Apel drejtuar grupi ndër-Institucional për menaxhimin e Incidenteve (GNMI) i themeluar nga aktivizimi i planit të reagimit Kombëtar respektivisht për Ministrin e MEPTINIS :

1.Zyrës se rregullatorit për energji-ZRRE,

2.KRU ”Prishtina,

-Advertisement-

3.Iber Lepenci,

4.Hidroregjoni Jugor

dhe për Ministri i Financave dhe Transfereve të Republikës se Kosovës

Detyrimi i izolimit nënkupton një qëndrim të detyrueshëm në shtëpi për pothuajse tërë ditën dhe natën. Kjo do të thotë kosto më e lartë (faturat më të larta të energjisë elektrike, ujë, ngrohje, etj.).

E gjithë kjo në një situatë kur qytetarët kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së një pjese të madhe të prodhimit dhe të gjitha aktiviteteve të shërbimit. E gjithë kjo në një situatë ku pritet që të ketë familje pa një të punësuar të vetëm në periudhën për të cilen po kalojnë qytetaret e saj.

Prandaj, ne si njohës të fushës së ekonomis bejm apel për të nxitur qeverinë te merren masa urgjente menjëherë!

Në radhë të parë, është të vendosni një tarifë të lirë për energjinë elektrike gjatë gjithë ditës e jo siç është tani dy tarifor,  të pjesa e funizimit me uijë të pijes të ndryshon çmimi për kub të shpenzuar me qëllim parandalimin e efektit negativ ekonomik të izolimit të vetvetes – përmese rritjes se faturave nga kompanit që ofrojnë shërbime siç janë nga KEDS dhe kompanit se uijt.

Të pezullohen ligjet si në vijim :

ZRRE :

Ligjit për Rregullatorin e Energjisë Nr. 05/L-084

Ligjin për Energjin Elektrike nr 05/L-085

Si dhe gjitha vendimet dhe aktet nenligjore të derivuar nga ligjet e mësiperme.

Kompanit e shërbimeve të uijt :

Ligji Nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit

Rregullore për Procedurat e faturimit për shërbimet e Ujit nr.04/2017

Rregullorja nr. 05/2017 për matjen e konsumit të ujita.

Dhe ketu duhet të vlejë procedura që të gjitha vendimet dhe aktet nenligjore të derivuar nga ligjet e mësiperme të penzullohen përgjatë kesaj periudhe.

Ne besojmë kjo masë mund të merret menjëherë !

Nga : Yllnore Bytyqi/Shala- ekonomiste

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera