Lajme

A do të nisin sonte sulmet mbi Sirinë? Avionët britanik ngarkohen me bomba (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 12 April 2018

Kryeministrja britanike Theresa May ka thirrur ministrat në një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj sulmit të dyshuar të armëve kimike në Siri.

Ministrat pritet të mbështesin thirrjen e saj për t’u bashkuar me aksionet ushtarake të paralajmëruara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Burimet të Metro.uk thonë se kryeministrja është e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Asadit pa kërkuar pëlqimin parlamentar, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Një gjë e tillë është vërejtur në bazën RAF Marham në Norfolk sot kur janë nxjerrë jashtë avionët e tipit “Tornado” ku shihen duke u pajisur me serbatorë rezervë për fluturime të zgjatura, dhe duke u montuar bombat qindra kilogramësh si dhe bomba me goditje precize.

Sipas Metro.uk nuk dihet nëse kjo përgatitje për luftë do të mbetet vetëm në fazat e “blofit”, apo së shpejti do të nisin sulme ajrore kundër caqeve të ushtrisë së Sirisë. Por një përgatitje tillë e forcave ajrore është parë vetëm në kohën kur Britania dhe SHBA-ja patën sulmuar Irakun.

Tutje me urdhër të Theresa May, nëndetëset janë pozicionuar për mbrojtje Britanisë pas kërcënimeve që pasuan dje nga Rusia.

Jets in Norfolk ‘prepare for a possible strike on Syria’ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera