A do të ndiqet Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale? Flet avokati që e mbrojti në Hagë

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 01 May 2017
Avokati ndërkombëtar Gregor D.Guy Smith, ka thënë se Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e luftës që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, nuk do të aktivizohet edhe për disa muaj tjerë.
Ai ka thënë se kjo vie pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për rregullat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e të cilat sipas tij, procedurat do të marrin kohë disa muaj.
Smith ka konfirmuar se ka biseduar me një numër të personave që mund të gjykohen nga Gjykata Speciale, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.
I pyetur nëse ish-klienti i tij Ramush Haradinaj, të cilin ai e ka mbrojtur gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, Smith ka përjashtuar një mundësi të tillë.
Madje, ai në intervistën për kp, e ka quajtur shokuese dhe shkelje ligjore, nëse do të ndodhte një gjë e tillë.
“Nëse një akuzë e tillë vjen nga Gjykata Speciale, kjo do të ishte jo vetëm shokuese, por jashtëzakonisht shqetësuese pasi që kjo do të ishte shkelje absolute e sundimit të ligjit në të gjitha aspektet. Z. Haradinaj është gjykuar tashmë dy herë në Hagë dhe është shpallur i pafajshëm, jo një herë, por dy herë në Hagë. Në propozimin e përgjithshëm ligjor, një individ nuk mund të gjykohet për akuzat e njëjta për të cilat është shpallur i pafajshëm dhe pasi që është liruar. Në dy gjykatat është vendosur se provat e paraqitura nga prokuroria sa i përket atyre akuzave kanë qenë të mangëta dhe dëshmitarët nuk kanë qenë të besueshëm sa i përket përfshirjes së z.Haradinaj në akuzat e ngritura ndaj tij. Pra, kjo duhet të jetë një episod e përfunduar në jetën e tij dhe shpresoj së në të vërtetë ashtu është“, ka thënë avokati Smith.

TĂ« tjera
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 14 vjeçares nga Peja, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve si pasojë e zjarrit një pjesë të shtëpisë
Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk ...
-
Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë
Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Fe...
-
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka fi...
-
Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji
Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, ...
-
Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S’jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të shqiptarit në Londër, Agim...
-
Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër
Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka bërë thirrje v...