Rozë

Të ndarë, por Dafina dhe Dj Geek publikojnë momentet romantike krah njëri-tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 08 July 2020

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek u kthyen disa javë më parë në çiftin më të komentuar të shoëbiz-it, kjo për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentetit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Megjithatë, duket se dyshja nuk e ka mbyllur përfundimisht dhe ende nuk po kuptojmë ç’po ndodh mes tyre.

-Advertisement-

Dafina vazhdon “të ngacmojë” ish-partnerin me komente të ndryshme në Instagram, ndërsa nuk mungojnë as momentet romantike mes tyre.

Së fundmi ata kanë shijuar plazhin e bukur të jugut, prej nga ku nuk kanë nguruar të ndajnë foto e video, siç është edhe kjo për shembull.

Postimi i mësipërm ka krijuar disa polemika, pasi fansat po aludojnë se dyshja mund të jetë rikthyer sërish bashkë.

Mirëpo, me videon e postuar pak minuta më parë në Instastory sapo na i çuan dyshimet në një nivel tjetër.

Geek ka shpërndarë një video me Dafinën, të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa shijojnë nga një gotë.

E dimë, edhe ne mendojmë se diçka ka këtu, por ende s’po e kuptojmë!

Mos ndoshta Geek dhe Duffy janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe s’na kanë treguar gjë?!

Keni ndonjë shok ju me të cilin kaloni kaq bukur si këngëtarja jonë, apo jo?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera