Lifestyle

Të ndarë nga pandemia, BE’ja: Të bashkojmë çiftet e pamartuara

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 11 August 2020

Bashkimi Evropian po i kërkon vendeve anëtare të zbusin kufizimet në udhëtim për shkak të Covid- 19, për të lejuar çiftet e pamartuara të ribashkohen pas afro gjysmë viti ndarje.

Shtetet anëtare të BE kanë rihapur kufijtë për njëri tjetrin edhe pse disa kufizime ende aplikohen dhe për një listë të shkurtër vendesh të treta ku koronavirusi konsiderohet nën kontroll. Por kjo listë përjashton pjesën më të madhe të vendeve në botë përfshirë SHBA, Rusinë, Brazilin, pjesën më të madhe të vendeve afrikane dhe aziatike.

Kjo do të thotë që qytetarë nga këto vende, që nuk janë banorë të BE, nuk mund të vijnë në BE. Një zëdhënës i komisionit evropian tha se Brukseli e ka ngritur çështjen që ka prekur shumë njerëz, atë të përjashtimit të partnerëve të pamartuar të qytetarëve të BE nga kufizimet në udhëtim.

-Advertisement-

“Nën situatën aktuale ligjore, vendet anëtare mund të lejojnë partnerët e pamartuar të hyjnë në BE nëse duan. Ne inkurajojmë vendet anëtare ta përdorin këtë mundësi. Aktualisht vetëm një numër i vogël vendesh anëtare e bën këtë”, tha ai.

Vetëm shtatë nga 31 vende të Evropës dhe tregut të përbashkët lejojnë partnerin e huaj të pamartuar të një shtetasi apo banori të tyre, tu bashkohen atyre. Këto janë republika ceke, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Zvicra. Gjermania njoftoi të premten se do ti bashkohet atyre duke filluar nga java e ardhshme. Franca po ashtu pritet të heqë kufizimet për çiftet e pamartuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera