Lajme

Të moshuarit mall për fëmijët: Na i sjellin ushqimin te dera

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 25 April 2020

Ahmeti dhe Antoneta kanë 52 vite që jetojnë së bashku. Nga martesa e tyre lindën 3 fëmijë, të cilët sot, në mes të pandemisë janë bërë mbështetja kryesore.

“Na kanë ndihmuar fëmijët”

“Kjo situatë e vështirë është na ka marrë malli për nipat, mbesat, flasim në telefon me mall, por s’kem çfarë të bëjmë se kështu janë kushtet”

-Advertisement-

Janë mbyllur në shtëpi që prej 10 marsit, por thonë se përpiqen ta kalojnë qetësisht këtë periudhë.

“Gatuajmë, pastrojmë dhe pastaj lexojmë ndonjë libër”

Pjesa më e vështirë e ditës, është momenti kur fëmijët i lënë ushqimet te dera.

“Mama të vij brenda, të lutem i them ne nuk kemi gjë. Nuk dua të vish brenda se nuk i dihet se çfarë ndodh”

Ndërsa ky çift, nuk e mban mend kohën kur kanë nisur të jetojnë bashkë.

“Kemi 45 vite të martuar”

Fati është treguar bujar me to, pasi në këto ditë nuk u ka munguar mbështetja e fëmijëve.

“Na furnizojnë fëmijët”

Distancimi fizik nga fëmijët, nipërit dhe mbesat, mbetet çast i vështirë.

“Unë qaj, se e shikoj dhe qaj. Më ka marrë malli”

Kjo ishte e shtuna e dytë që prej nisjes së shtetrrethimit, që të moshuarit u lejuan të dalin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga ora 5 deri në 11 të mesditës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy