“Të mos pish ujë”, shkaku kryesor i sëmundjeve mbi të 50-tat, ja çfarë duhet të bëni
Autori: Gazeta inFokus
07:33 | 28 April 2020
Ekspertët paralajmërojnë se ndjesia e etjes zbehet ndjeshëm me kalimin e moshës.
Në shumë raste, të rriturit nuk arrijnë ta perceptojnë nevojën e tyre për ujë dhe pijnë shumë pak ujë apo lëngje. Në momentin kur etja ‘thërret me zë të lartë’ organizmi i një të rrituri, e aq më shumë i një të moshuari është prekur nga fazat e para të dehidratimit.
Sipas ekspertëve, dehidratimi është një nga shkaqet më të përhapura të shtrimit në spital të personave mbi 50-të. Rreziku ndaj dehidratimit është më i lartë edhe si pasojë e përbërjes së organizmit që ndryshon me kalimin e moshës. Personat mbi 50-të kanë më pak depozita lëngjesh në trup.
Uji Është I Rëndësishëm Për Organizmin
Uji është i domosdoshëm për çdo funksion të organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, indeve, rregullimin e temperaturës së trupit dhe pompimin e gjakut nëpër muskuj. Rrjedhimisht, mungesa e ujit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Në shumë raste, simptomat e dehidratimit janë të fshehura dhe shpesh anashkalohen.
Disa prej shenjave fillestare të dehidratimit tek të rriturit janë :
Tharja e gojës,
Lodhja,
Marramendja,
Kontraktimet muskulare.
Këto simptoma janë jo fort të qarta dhe shpesh mund t’i atribuohen problemeve të tjera shëndetësore, përdorimit të medikamenteve dhe vetë plakjes. Personat mbi 50 mund të përfundojnë në spital si pasojë e dehidratimit të vazhdueshëm që shkakton vështirësi në ecje, konfuzion dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Si Të Parandaloni Dehidratimin
Mënyra më e mirë për të parandaluar dehidratimin është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje. Rregulli i artë është pirja e tetë gotave me ujë në ditë dhe është një objektiv që arrihet mjaft lehtë. AgroWeb.org ju këshillon t’i shtoni pak limon për më shumë shije. Ka raste kur nevoja për ujë është më e madhe siç është vera dhe në raste të tjera njeriu ka nevojë për më pak.
Ju mund të hidratoheni edhe duke pirë lëngje të tjera ose qumësht. Megjithatë, tregoni kujdes se lëngjet natyrale të frutave përmbajnë sasi të mëdha sheqeri. Ky i fundit mund të përbëjë problem sidomos për të personat që vuajnë nga diabeti. Ndaj nëse preferoni lëngjet e frutave, përpiquni t’i holloni ato me ujë. Pijet me kafeinë mund t’i pini pa e tepruar, por ato nuk duhen llogaritur si sasia e nevojshme e lëngjeve për të shmangur dehidratimin./AgroWeb.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































