Lajme

“Të morën nga ne në moshën më të mire, na mungon çdo ditë” – Vëllai i Liridona Ademajt me reagim prekës në 1 vjetorin e vrasjes tragjike

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 November 2024

Sot janë bërë një vit prej rastit tragjik ku Liridona Ademi u vra pas një plani që dyshohet se kishte përgatitur bashkëshorti, Naim Murseli.

Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor është Naim Murseli, bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Vëllai i Liridonës ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij në facebook në 1 vjetorin e vdekjes tragjike të së motrës.

-Advertisement-

“Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake”, ka shkruar vëllai i saj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera