Uncategorized

Të miturit i konfiskohet arma

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 30 June 2017

Policia njofton se sot rreth orës 09:15 në Vushtrri, është pranuar informata se i dyshuari E.M, 17 vjeçar posedon një armë zjarri.

Njësitë përkatëse kanë lokalizuar të dyshuarin në fjalë, i cili ka pranuar se ka armë, dhe të cilën e ka dorëzuar, ku nga policia si provë materiale është konfiskuar arma VZOR 50,3321, prodhim Çekosllovak, cal 7.65.

I dyshuari E.M., 17 vjeçar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera